Tensione në protestë, hidhen lëndë piroteknike
Tensione janë shënuar gjatë protestës para Kuvendit, ku protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike brenda një kazani plehrash.
Policia ka përdorur masivisht spraj lotsjellës kundër protestuesve, ndërkohë që shumë prej tyre janë ndjerë keq dhe kanë pasur nevojë për ndihmë.
Si pasojë e gazit, një qytetar ka shfaqur probleme dhe është ndjerë keq, ndërsa i është ofruar ndihmë që të lajë sytë me qumësht, për të arritur që të qetësohej. Ai është shoqëruar nga ambulanca drejt spitalit për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Sakaq, disa protestues të tjerë gjithashtu janë transportuar në spital ambulancë.
Përdorimi i gazit ka sjellë reagime dhe tension mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Fraksion.com

