AktualitetPolitikëTë fundit

Rrëzimi i helikopterit ushtarak italian, Nufi: Solidaritet me Italinë dhe misionin e EUFOR

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi reagoi sot pas ngjarjes tragjike në Bosnjë-Hercegovinë, ku nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak humbën jetën tre persona dhe u lënduan 12 të tjerë.

“Thellësisht i pikëlluar nga aksidenti tragjik që përfshiu një helikopter ushtarak italian, të angazhuar në kuadër të misionit EUFOR Althea në Bosnjë-Hercegovinë. Mendimet e mia shkojnë për viktimat, familjet e tyre dhe të lënduarit”, u shpreh Nufi.

Ministri i Mbrojtjes theksoi se në këtë moment pikëllimi, Shqipëria qëndron krah Italisë dhe Forcave të saj të Armatosura, në solidaritet të sinqertë dhe miqësi të thellë.

Një helikopter i EUFOR u rrëzua pranë Brçkos, në Bosnjë-Hercegovinë, duke shkaktuar tri viktima dhe dymbëdhjetë të lënduar.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com