Opozita refuzoi ftesën e presidentit për datën e zgjedhjeve, përfundon takimi i Ballës me Begajn
Partitë opozitare kanë refuzuar ftesën e presidentit Bajram Begaj për datën e zgjedhjeve.
Edhe Partia e Lirisë ka refuzuar sot që të marrë pjesë në takim me kreun e shtetit. Tedi Blushi nga kjo parti ka thënë se PL nuk merr pjesë në të tilla procedura. Ai shtoi se nuk mund të marrin pjesë në konsultime për datën e zgjedhjeve, kur studentët po protestojnë dhe ndodhen në rrugë.
Ndërkohë, ka përfunduar takimi i Begajt me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla.
Fraksion.com

