Artan Gaçi paraqitet në SPAK, ish-deputeti i PS shoqërohet nga avokati
Bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka, ish-deputet i PS-së dhe njëkohësisht biznesmen, Artan Gaçi është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme.
Ai ka qenë i shoqëruar nga avokati i tij.
Nuk dihet ende se për cilën arsye ai është paraqitur sot në SPAK, ndërsa kujtojmë se ai është thirrur edhe herë tjetër në Prokurorinë e Posaçme, pas kallëzimit të kryer nga Fredi Beleri ndaj kryetarit në detyrë të bashkisë Himarë Jorgo Goro, për tjetërsim toke në Himarë.
Fraksion.com

