“Na hodhën gaz lotsjellës na mbytën”, Balliu mes protestuesve-efektivëve: Po u bëni presion deputetëve! Na shtytë deri në seli…
Vijojnë tensionet në protestë, ndërkohë që deputeti i PD Klevis Balliu, ka kërkuar nga efektivët që të lejojnë protestuesit të vijojnë aksionin, në një kohë që sipas tij policia ndodhet shumë larg nga perimetri i sigurisë.
Balliu: Ka ligje vendi i keni masat atje qëndroni atje. Qytetarët nuk po ju bëjnë asgjë. Shkoni flisni me shefin tuaj por rrugën do ta hapni. Perimetrin bllokojeni por këtu jeni pranë selisë së PD, ky është presion politik ndaj deputetëve.
Ndërkohë tensione ka pasur që në nisje të protestës, me qytetarët që kanë tentuar të çajnë rrethimin me kordon policor dhe gardh metalik.
Gjatë protestës, disa qytetarë u kanë hedhur ujë efektivëve, ndërsa policia ka reaguar duke i shtyrë protestuesit dhe duke përdorur spraj lotsjellës në sasi të konsiderueshme.
Fraksion.com

