Balla: “Jo” gjyqeve politike dhe karagjozllëqeve. Mocion me debat për Vlora Hysenin? Po e heton SPAK!
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend, i është përgjigjur opozitës në lidhje me kërkesën me debat, mbi skandalin e SHISH dhe ish-kreun e saj Vlora Hyseni.
Ai akuzoi opozitën e i referohet SPAK kur i intereson, ndërsa në raste të tjera e sulmon, kur preket interesi i kreut të PD.
“Si më i vjetri në këtë sallë duhet të mos ta përdorje atë mynxyrë, ku vajza dhe gra ndihen të fyera. Të gjitha gratë e Kuvendit duhet të bëjnë një deklaratë ku duhet të solidarizohen me vajza dhe gra. Ata qqë janë pas, duhet të marrin dënimin e merituar. Ti Albana mos bërtit. Çështjen të cilën i jeni drejtuar për mocion me debat, informacionet vinë nga një hetim i SPAK. Kur ua do interesi politik kërkoni mocion me debat, Por është momenti që të ndali qëndrimin tuaj. SPAK është seksion i PS-së apo një institucion që për ne është suksesi i reformës në drejtësi. Ne themi që SPAK të nxjerrë veprimtarinë kriminale. Këtu ndahen dy botë, bota para 2016-ës, ku politika mjaftohej me këtë debat këtu në Kuvend. Dhe kaq mjaftonte. Por ne thamë; do i japim fund këtij teatri dhe erdhëm me propozimin për të krijuar një drejtësi të re. Unë nuk e kam bërë kurrë një mocion me debat për këtë çështje, pasi SPAK i shkoi deri në fund. Kam besim te SPAK. Ju nuk keni. Ju thoni të kthehemi te karagjozllëku i para 10 viteve. Ne nuk duam të kthehemi më te 2016. Sot kemi zyrtarë të lartë apo deputetë, jo vetëm me akuza, por para drejtësisë. I shprehim mirënjohjen tonë SPAK për Vlora Hysenin. Dhe me votimin e sotëm duhet ta lëmë të bëjë punën e vetë.”, tha ai.
Fraksion.com

