AktualitetPolitikëTë fundit

Rama prezantoi ndryshimet në Kodin e Pr. Penale, Berisha: Censurë ndaj mediave dhe gazetarëve! Kryeministri ka rikthyer modelin e Sigurimit të Shtetit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në SPAK në kuadër të masës së sigurimit “detyrim paraqitje” ku ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me ndryshimet e prezantuara pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, mbi Kodin e Procedurës Penale.

Ai e quajti lëvizjen si censurë ndaj medias dhe rivendosje të diktaturës.

“Diktaturë e vërtetë, e hapur. Vetëm në diktaturë, vetëm dosjet e Sigurimit të Shtetit, dhe jo të gjykatave, sepse gjyqet i bënin publike kundër armiqve, por dosjet e Sigurimit të Shtetit ishin top sekret dhe po të botoje një gjë prej tyre, përgjigjja. Ka marrë krejtësisht modelin e vjetër. Ka marrë modelin e diktaturës, është vendosje e diktature dhe unë ftoj gazetarët të mblidhen me urgjencë dhe të reagojnë ndaj këtyre ligjeve, të cilat, e vërteta është, vendosin censurë të rrezikshme ndaj tyre. Vendosin censurë të rrezikshme ndaj tyre!”, tha ai.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com