Protestuesit u zgjasin flamurin kuqezi dhe lule policëve para Kryeministrisë, efektivët refuzojnë
Dy gjeste simbolike kanë tërhequr vëmendjen gjatë protestës së studentëve dhe qytetarëve përpara Kryeministrisë në Tiranë, në ditën e 13-të të revoltës kundër qeverisë së Edi Ramës.
Një i ri i është afruar kordonit të policisë dhe u ka zgjatur efektivëve flamurin kombëtar shqiptar, por asnjëri prej tyre nuk e ka prekur flamurin.
Në një tjetër moment, një protestues u ka ofruar lule punonjësve të policisë që ndodheshin përpara godinës së qeverisë. Edhe këtë herë, asnjë prej efektivëve nuk e ka pranuar gjestin.
Studentët dhe qytetarët vijojnë protestën në kryeqytet, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe përgjegjësi për incidentet e dhunshme gjatë demonstratave.
Fraksion.com

