U plagos në kokë në protestë, Eva Pango nga spitali: Po dal më e fortë dhe më e motivuar
Evanrhi Pango, e cila u plagos në kokë gjatë protestës, ka lënë sot ambientet e Spitalit të Traumës.
34-vjeçarja, fatmirësisht, e ka kaluar rrezikun dhe tani do të vijojë kujdesin në shtëpi.
“Ju përshëndes të gjithëve nga Spitali i Traumës. Unë po e lë me përshtypjet më të mira, jo për eksperiencën që kalova, por për kujdesin që pata. Këto eksperienca duhet të na bëjnë më të fortë, më të motivuar dhe mund ta them me siguri që më e motivuar po dal sesa hyra”, është shprehur ajo në një video të postuar në TikTok, teksa largohet nga ambientet e spitalit.
Fraksion.com

