Më pak efektivë, por autoboti gati! Vendosen kamera me rezolucion të lartë në tarracë, policia ndryshon strategji, çfarë po ndodh para Kryeministrisë
Në ditën e 13-të të revoltës studentore, situata përpara Kryeministrisë në Tiranë paraqitet me një prani më të reduktuar të forcave policore, ndërsa masat e sigurisë vijojnë të jenë të dukshme përreth godinës qeveritare.
Në tarracën e Kryeministrisë janë vendosur kamera me rezolucion të lartë, të cilat mundësojnë monitorimin e protestuesve dhe identifikimin e personave që marrin pjesë në tubim.
Ndërkohë, ndryshe nga ditët e mëparshme, në terren vihet re një numër më i vogël efektivësh policie. Megjithatë, autoboti i ujit që përdoret për shpërndarjen e turmave ndodhet në gatishmëri, në rast të përshkallëzimit të situatës. Policia du8et se ka ndryshuar strategji, pasi ndryshe nga dje i ka lejuar qytetarët të ,blidhen para Kryeministrisë.
Protestuesit janë mbledhur sërish përpara Kryeministrisë, pasi marshuan nga Ministria e Arsimit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë tubimit të sotëm janë regjistruar edhe momente tensioni, pasi disa protestues u vunë flakën karrigeve që kryeministri kishte vendosur përpara godinës si simbol të ftesës për dialog.
Fraksion.com

