AktualitetPolitikëTë fundit

“Lironi çunat që të hapim rrugën!”- Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash

Protestuesit e mbledhur para Drejtorisë së Policisë së Tiranës kanë bllokuar aksin rrugor përpara institucionit, duke kërkuar lirimin e qytetarëve të shoqëruar gjatë protestës.

“Na sillni çunat, që të lirojmë rrugën!” është kushti i vendosur nga protestuesit për lirimin e aksit. Pas shoqërimit të rreth 20 qytetarëve gjatë protestës së sotme, protestuesit janë zhvendosur para Drejtorisë së Policisë, ku kanë vijuar tubimin dhe kanë bllokuar qarkullimin.
Përveç aksit përpara Drejtorisë së Policisë, është bllokuar edhe rruga në Myslym Shyri.

Në vendngjarje është marrë gjithashtu edhe një kosh mbeturinash. Protestuesit kërkojnë lirimin e personave të shoqëruar dhe deklarojnë se nuk do të lirojnë rrugën pa marrë një përgjigje nga autoritetet.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com