“Çfarë mjerimi mendor“: Rama reagon pas incidentit ndaj deputetes Luarasi
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot lidhur me incidentin e ndodhur para Kuvendit, ku deputetja socialiste Iris Luarasi u përball me dhunën verabale nga disa protestuese.
Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga momenti i përplasjes verbale ndaj deputetes, ndërsa krahas videos shkruan: “Çfarë mjerimi mendor!”.
Deputetja socialiste, Luarasi tha më herët se do ta denoncojê këtë rast duke i kërkuar drejtësisë të veprojë.
“Unë nuk pretendoj të përfaqësoj këto gra që ngatërrojnë aktivizmin me agresionin, protestën me pritën dhe guximin me fyerjen, por përfaqësoj gra dhe vajza të tjera që punojnë dhe e ngrenë zërin me dinjitet, ato që nuk kanë nevojë për një grup, kamera dhe një viktimë për t’u ndjerë të fuqishme. Kritikën e përballoj, pyetjeve u përgjigjem, por shpifjen, kërcënimin dhe dhunën nuk i pranoj”, u shpreh ajo.
Fraksion.com

