Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë.
Siç raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, dy persona kanë mbetur të plagosur. Njëri prej tyre ka plagë në këmbë.
Të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 08.09.2026, rreth orës 21:20, janë paraqitur në spital, të dyshuar të plagosur me armë zjarri shtetasit Bledar Dauti, rreth 39 vjeç, dhe Dashamir Tahiri, rreth 35 vjeç, jashtë rrezikut për jetën .
Nga informacionet paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e “Fushës”, në Laprakë.
Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Fraksion.com

