Nga tubimi para Kuvendit, përballja me deputetët, te shoqërimi i rreth 20 protestuesve. Çfarë po ndodh para Drejtorisë së Policisë
Protesta e sotme kundër klasës politike ka nisur prej orës 17:00 dhe shënon ditën e 101-të të rezistencës qytetare në Tiranë. Fillimisht protestuesit u stacionuan para Kuvendit dhe në disa prej rrugëve pranë institucionit, ku lëshuan thirrje kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit.
Gjatë tubimit pati edhe momente tensioni, ndërsa protestuesit u përplasën me policinë. Në disa raste pati përplasje fizike dhe ndërhyrje të forcave të rendit.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, rreth 20 persona janë shoqëruar nga policia, disa prej tyre në mënyrë të dhunshme. Mes personave të shoqëruar janë edhe kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, dhe gazetari Shpend Gashi.
Pas qëndrimit për disa minuta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit kanë vijuar marshimin drejt zonës së ish-Bllokut.
Fraksoon.com

