Tatimet: Denoncimi i qytetarëve, kapen 11 shkelje tatimore në 4 subjekte
Denoncimet e qytetarëve për mospërputhje mes çmimeve të afishuara në raft dhe atyre të aplikuara në kasë kanë sjellë kontrolle në terren nga Task Forca e Administratës Tatimore në Tiranë.
Në vijim të denoncimeve, strukturat tatimore kryen verifikime në 4 subjekte tregtare, ku u konfirmua problematika e raportuar nga qytetarët.
Gjatë kontrolleve u evidentuan 11 shkelje të legjislacionit tatimor, ndërsa dokumentacioni i administruar do t’i nënshtrohet verifikimeve të mëtejshme nga administrata tatimore.
Administrata Tatimore u bëri thirrje qytetarëve të raportojnë çdo shkelje të dyshuar përmes kanaleve zyrtare të komunikimit dhe aplikacionit “Denonco Evazionin”.
Raportimet e qytetarëve, sipas Administratës Tatimore, ndihmojnë në identifikimin dhe verifikimin e parregullsive në treg.
Fraksion.com

