AktualitetPolitikëTë fundit

KQZ kërkon 85,5 milionë lekë shtesë në buxhetin e vitit 2027, në fokus teknologjia e informacionit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kërkon shtimin me 85,5 milionë lekë të buxhetit të vitit 2027, për të përballuar shpenzimet për mallra dhe shërbime.

Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirian Celibashi, gjatë punimeve të sotme në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, bëri të ditur se 51,7 milionë lekë nga fondi i kërkuar do të përdoren për mirëmbajtjen e moduleve dhe licensat e sistemit të teknologjisë së informacionit që administron institucioni.

Ndërsa pjesa tjetër e fondit, prej 33,7 milionë lekësh, do të shkojë për pagesën e qirasë së magazinës.

Celibashi shpjegoi se institucioni kishte planifikuar që ndërtimi i magazinës së re të përfundonte brenda këtij viti, por ky objektiv nuk u realizua.

“Ne kishim parashikuar që magazina e re, ku do të investonim, do të përfundonte brenda këtij viti, por nuk u arrit ky objektiv. Për këtë arsye, duhet të vijojmë të paguajmë qiranë e ambienteve ku jemi aktualisht, deri në përfundimin e magazinës sonë të re”, tha Celibashi.

Kërkesa për fondin shtesë u paraqit në kuadër të diskutimeve për buxhetin e vitit 2027.

Fraksion.xom

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com