AktualitetTë fundit

Familjarët thanë se u sulmua nga ariu, policia ndryshon pistë për vdekjen e 53-vjeçarit në Bulqizë, dyshohet se e kanë vrarë

Policia ka nisur të hetojë një pistë tjetër për vdekjen e 53-vjeçarit Urim Fiku, ndërsa një ditë më parë familjarët njoftuan sallën operative të Policisë dhe deklaruan se ishte sulmuar nga një ari dhe kishte humbur jetën.

Sipas konstatimeve paraprake, në trupin e viktimës dyshohet se është gjetur një plagë që mund të jetë shkaktuar nga qitja e një arme zjarri. Policia tashmë i ka kthyer hetimet nga pista e vrasjes, ndërsa kanë nisur shoqërimet e disa personave në polici, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe rrethanat.

“Rreth orës 14:10 të ditës së sotme, Spitali i Bulqizës ka njoftuar Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë se familjarët e shtetasit U. F., rreth 53 vjeç, kishin kërkuar ndihmë mjekësore, pasi ky i fundit dyshohet se ishte sulmuar dhe kafshuar nga një kafshë e egër (ari).

Trupi i pajetë i shtetasit U. F. është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme”, njoftonte një ditë më parë policia e Bulqizës.

Fraksuon.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com