AktualitetBota+Të fundit

Të vdekur pas fundosjes së një anijeje pranë Qipros veriore

Një anije me më shumë se 260 persona në bord u përmbys pranë brigjeve të Qipros Veriore. Disa persona kanë humbur jetën, ndërkohë që rreth 20 vetë dyshohet se janë ende të bllokuar brenda tragetit.

Të dielën (30.08) një anije me më shumë se 260 persona në bord është përmbysur pranë brigjeve të Qipros Veriore. Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 20 të tjerë dyshohet se janë ende të bllokuar brenda tragetit. Sipas autoriteteve, trageti i pasagjerëve u përball me vështirësi në det dhe më pas u përmbys. Në bord ndodheshin 267 persona, mes tyre 259 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit.

Sipas televizionit CNN Türk, ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë te 24 personat që mendohet se ndodhen ende brenda anijes. Mbi 230 persona janë shpëtuar dhe janë nxjerrë në siguri, deklaroi kryeministri i pjesës turko-qipriote të ishullit, Ünal Üstel. Disa prej tyre janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Misioni i shpëtimit në brigjet  Kyrenias
Sipas televizionit CNN Türk, ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë te 24 personat që mendohet se ndodhen ende brenda anijes.Fotografi: Ali Ruhluel/Anadolu Agency/IMAGO

Anija shfaqi avari menjëherë pas largimit nga porti

Ministri i Transportit i Qipros Veriore, Erhan Arıklı, deklaroi se në anije kishte depërtuar ujë. Rreth pesëmbëdhjetë minuta pas nisjes ishte dërguar një sinjal emergjence. Pamjet filmike tregojnë njerëz me jelekë shpëtimi duke qëndruar në ujë rreth anijes së përmbysur. Disa prej tyre kishin arritur të ngjiteshin mbi trupin e tragetit për t’u shpëtuar valëve. Mbi ta fluturonte një helikopter i angazhuar në operacionin e shpëtimit.

Operacion shpëtimi me helikopter
Ministri i Transportit i Qipros Veriore, Erhan Arıklı, deklaroi se në anije kishte depërtuar ujë. Rreth pesëmbëdhjetë minuta pas nisjes ishte dërguar një sinjal emergjence.Fotografi: Reuters TV/REUTERS

Qiproja është e ndarë që nga viti 1974, kur Turqia pushtoi pjesën veriore të ishullit. Në vitin 1983, pjesa turko-qipriote e veriut shpalli pavarësinë, por ajo njihet si shtet vetëm nga Turqia. Republika e Qipros, e banuar kryesisht nga greqishtfolës dhe e vendosur në pjesën jugore të ishullit, është anëtare e Bashkimit Evropian që nga viti 2004.

Operacion shpëtimi me helikopter
Ministri i Transportit i Qipros Veriore, Erhan Arıklı, deklaroi se në anije kishte depërtuar ujë. Rreth pesëmbëdhjetë minuta pas nisjes ishte dërguar një sinjal emergjence.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com