Raporti i fundit i DASH: Protestat nisën si demonstrata mjedisore, por shqiptarët mbushën rrugët kundër korrupsionit qeveritar
“Protestat nisën si demonstrata mjedisore lokale, por kur policia i shpërndau ato, mijëra shqiptarë dolën në rrugët e qyteteve kryesore”, thuhet në raportin e OSAC.
Sipas DASH, lëvizja qytetare u shndërrua në një reagim kundër qeverisë, ku protestuesit ngritën akuza dhe shqetësime për korrupsionin institucional dhe funksionimin e institucioneve publike.
“Në vitin 2026, protesta të mëdha vunë në shënjestër një projekt për një resort luksoz në ishullin e Sazanit. Tubimet nisën si demonstrata mjedisore lokale, por kur policia i shpërndau ato, mijëra shqiptarë dolën në rrugët e qyteteve kryesore. Protestat u zgjeruan duke përfshirë thirrje kundër korrupsionit qeveritar, ndërsa disa prej tyre degjeneruan në dhunë”, thuhet në raport.

Fraksion.com

