AktualitetBota+Të fundit

5 foshnja të porsalindura gjenden të pajeta brenda banesës së një çiftit në Francë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Francën. Pesë foshnja të porsalindura janë gjetur të pajeta brenda një banese në qytetin Orange, në juglindje të vendit.

Sipas mediave lokale, trupat e foshnjave u gjetën të vendosura brenda disa kutive kartoni në shtëpinë e një çifti, shkruajnë mediat.

Rasti është zbuluar nga autoritetet, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes së të porsalindurve dhe për të përcaktuar se si ka ndodhur ngjarja.

Policia dhe prokuroria franceze pritet të japin më shumë informacion pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.

Për momentin, nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi identitetin e personave të përfshirë apo motivet e mundshme.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com