AktualitetPolitikëTë fundit

“Nuk e kënaq dot kostumin tim”, Balla debat me Bardhin: Pse nuk i plotëson kërkesat e protestuesve? Çoje Saliun në burg

Debat i ashpër është zhvilluar në Kuvend mes kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe deputetëve të Partisë Demokratike, gjatë seancës plenare.

Duke iu përgjigjur kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, Balla ironizoi praninë e tij në Kuvend që herët në mëngjes, duke nënkuptuar se Bardhi kishte frikë nga protestuesit që kanë rrethuar Kuvendin.

Balla akuzoi edhe demokratët se, sipas tij, vuajnë nga një “sindromë e Stokholmit”.

“Hera e parë para meje që ke ardhur para meje në seancë, meqë po flasim për frikë. Kishe ardhur që në orën 8.

Tani sa i përket pjesë së kostumit, rritu sa të duash, nuk e mbush e nuk e kënaq dot kostumin tim, por është keqardhje je e madhe që PD e përfundon diskutimin në këtë pikë,. Dallimi më i madh mes këtij grupi dhe këtij grupi, ky grup as ka vuajtur nga 12 qershori 1991 nga sindroma e Stokholmit, ju vuani nga sindroma ku i përdhunuari bie në dashuri me për4dhunuesin. Protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson dot kërkesën?”, tha ai.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com