AktualitetPolitikëTë fundit

“Je ‘bundrra’”, Berisha akuza ndaj Ballës: Bën pazaret e Suel Çelës. Të dëgjojmë zërin e qytetarëve, fund Parlamentit

Nga Kuvendi, ndërsa jashtë protestohet kundër kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike, kryedemokrati theksoi se Balla bën pazare me Suel Çelën dhe se socialistët përfaqësojnë bandat dhe krimin, e jo qytetarët.

Ai iu drejtua Ballës edhe me termin ‘bundra’, duke thënë se “është gjithashtu personazhi i dokumentit të asaj që u quajt Bundra, por që në fakt bundra e vërtetë është parafolësi.”, duke iu referuar kreut të grupit socialist.

“Parafolësi është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve të drogës. Është shërbëtori më i shpifur i tyre. Parafolësi është njeriu që ka liruar dy terroristë që vendosën tritolin në shalën e biçikletës së Lulzim Kullës. Parafolësi është negociatori i pazarit të votave. Por është gjithashtu personazhi i dokumentit të asaj që u quajt Bundra, por që në fakt bundra e vërtetë është parafolësi.

Po, pse thua ti zotëri, shko bëj në gjyq avokatin e tij? A do t’i lexoj edhe njëherë këtu pazaret që bën ky për makinat e Suel Çelës? Prandaj dhe ata që janë atje, kërkojnë me të drejtë fundin e parlamentit sepse përfaqësoni bandat dhe krimin dhe jo qytetarët. Duhet të dëgjohet zëri i tyre!”, tha ai.

Kryetari i parlamentit, Niko Peleshi, i tërhoqi vërejtje për fjalorin e përdorur.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com