Tensione në Kuvend! Erald Kapri tenton t’i shkojë afër Peleshit me një shkresë në dorë, ndërhyn Garda
Tensione në Kuvend, teksa jashtë po mbahet një protestë qytetare kundër klasës politike në vend.
Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri është ngritur nga karrigia e tij dhe ka shkuar drejt foltores për të mbajtur fjalën, por pa qenë radha e tij..
Në këtë moment ka ndërhyrë menjëherë Garda duke e penguar.
Ndërsa ky i fundit ka vijuar të qëndrojë në foltore, edhe pse me mikrofonin e fikur dhe pa e pasur të drejtën e fjalës.
Fraksion.com

