“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit thirrje para godinës së Kuvendit: Më 23 korrik seanca e fundit, të gjithë të prezent! Parlament i krimit
Shqiptarët kanë treguar një qëndresë, shembull qytetarëve, rezistencë përballë një qeverie që e akuzojnë për korrupsioni. Prej 42 ditësh ata kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit teksa po zhvillojnë marshimin në Tiranë kanë ndaluar para godinës së Parlamentit, ku kanë hedhur thirrje kundër institucioneve dhe mazhorancës.
Pjesëmarrësit në protestë shprehen se prej 42 ditësh po kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe keqmenaxhim të vendit.
Njëri prej aktivistëve, Visuar Dalipi tha se në datë 23 korrik është seanca e fundit plenare dhe i bëri thirrje gjithë protestuesve të jenë prezent aty para parlament për një protestë tjetër para parlamentit.
Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë marshimin dhe aksionin e tyre qytetar, duke theksuar se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre për ndryshim politik.
Marshimi ka vijuar në rrugët e Tiranës, ndërsa situata po monitorohet nga autoritetet.
Fraksion.com

