AktualitetPolitikëTë fundit

“Poshtë patronazhistët”! Protesta kundër Ramës, shqiptarët vijojnë marshimin prej 42 ditësh: Nuk tërhiqemi! Rama në burg, Berisha në burg

Të vendosur për të vijuar kauzën e tyre, protestuesit kanë vijuar revoltën prej 42 ditësh kundër kryeministrit Edi Rama.

Qytetarët po marshojnë në rrugët e Tiranës, duke përsëritur thirrjet e tyre për ndryshim politik dhe largimin e kryeministrit nga detyra.
Protestuesit shprehen se nuk do të tërhiqen dhe se do të vazhdojnë aksionin e tyre qytetar deri në realizimin e kërkesës për largimin e Edi Ramës.
“Parlament i krimit”, “PS-PD, këlyshë komunistësh” dhe “Ju erdhi fundi” ishin disa nga thirrjet e protestuesve gjatë ndalesës së tyre para Kuvendit
Marshimi ka vijuar në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit, ndërsa pjesëmarrësit bëjnë thirrje për vazhdimin e protestës.
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com