Mbreti Charles pas 4 vitesh takon Harry-n, Meghan-in dhe fëmijët e tyre
Mbreti Charles III priti djalin e tij të dytë, Harry-n , në një takim privat me Mbretëreshën Camilla , e shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Meghan , dhe dy fëmijët e tyre të vegjël, Archie dhe Lilibet.
Takimi, i raportuar nga media në prag të vizitës së princit rebel në Mbretërinë e Bashkuar, është i pari i sovranit me familjen e ribashkuar të Dukës dhe Dukeshës së Sussex dhe nipërve e mbesave të tij “amerikanë” që nga viti 2022.
Sipas burimeve të kontaktuara nga Daily Mail, takimi që u zhvillua këtë pasdite në rezidencën rurale të Mbretit në Gloucestershire ishte “një ngjarje private familjare” dhe për këtë arsye nuk do të publikohen foto ose informacione të tjera zyrtare.
Fraksion.com

