Rama prezanton nismë të re: Infrastrukturë nëntokësore për kabllot ajrore, garantojë më shumë standard në territor
Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot rëndësinë e krijimit të infrastrukturës nëntokësore në zonat urbane me në fokus sistemimin e kabllove ajrore dhe strukturave të improvizuara që dëmtojnë pamjen e qyteteve.
Gjatë aktivitetit të organizuar me rastin e prezantimit të kësaj nisme, Kryeministri theksoi rëndësinë e kalimit gradual drejt infrastrukturës nëntokësore dhe rolin e bashkive në këtë proces.
Sipas tij, nisma do të garantojë më shumë standard në territor, më shumë koordinim dhe qytete më të rregullta në rrugën drejt Bashkimit Europian.
“Kjo që bëhet sot publike si një nismë e re e koordinuar nga ministri i Pushtetit Vendor, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe AKEP, së bashku me njësitë e pushtetit vendor është një nismë që vjen në kohën e duhur dhe që kërkon organizim dhe disiplinë të fortë për t’u kryer me sukses”, u shpreh Rama.
Kryeministri shprehu bindjen se tanimë është plotësisht e mundur që të pastrohen qytetet nga gjithë ato nyje plastike merimangash të një kohe, e cila ka pasur pasojat e veta në vazhdën e zhvillimi të domosdoshëm.
“Faktikisht, siç tregon edhe inventari i bërë, pjesa dërrmuese e këtyre kabllove janë pa funksion dhe qëndrojnë aty tërësisht si një shenjë e harresës dhe e mungesës së vëmendjes”, shtoi Rama.
Fraksion.com

