AktualitetPolitikëTë fundit

“Shkalla e Meritës” në administratë, flet për drejtorët e dorëhequr: Do vlerësohet puna e tyre deri tani

/ Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren për Administratën Publike, Adea Pirdeni, prezantuan sot një plan të ri transformimi dhe vlerësimi mbi shkallën e meritës së administratës në raport me shërbimin ndaj qytetarëve.

Rama theksoi se mungesa e një sistemi të qartë vlerësimi dhe promovimi në administratë krijon demotivim te punonjësit dhe ndikon edhe në cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

Ai nënvizoi se punonjësit që kanë treguar përkushtim dhe rezultate meritojnë të respektohen, të vlerësohen dhe të promovohen, ndërsa mungesa e këtij dallimi krijon një perceptim të padrejtësisë brenda administratës.

“Por kjo bëhet pastaj e padrejtë për qytetarët që marrin shërbim, sepse krijon brenda organizmave të administratës një mpirje, një demotivim dhe një përshtypje, e cila kthehet në një trend në bisedën e gjerë publike se “ku është merita, s’ka më meritë, nuk vlerësohet më puna sipas meritës” dhe ky dëgjim është i rëndësishëm, edhe pse jo e gjitha është e zezë ashtu sikundër jo e gjitha është e bardhë. Ka shumë më tepër nuanca brenda këtij vlerësimi, por jemi të vetëdijshëm”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se rritja e pagave, e vetme, nuk garanton një administratë të motivuar, nëse sistemi nuk arrin të dallojë punonjësit që japin rezultate të shkëlqyera nga ata që përmbushin vetëm detyrimet minimale.

“Dhe këtë dallim nuk duhet ta lëmë në dorën e një drejtuesi apo të një drejtuesi tjetër. Këtë dallim duhet ta bëjë sistemi”, deklaroi Rama.

“Megjithatë një pagë më e mirë dhe kushte më të mira puna nuk e zgjidhin problemin në themel, meritën. E kemi dëgjuar dhe dëgjojmë gjithmonë e më shpesh, është bërë në njëfarë mënyre dhe si një trend në një bisedë të gjerë publike, se është merita, s’ka meritë, s’vlerësohet njeriu sipas meritës dhe ky dëgjim është i rëndësishëm, edhe pse jo e gjitha është e zezë ashtu sikurse jo e gjitha është e bardhë, ka shumë më tepër nuanca brenda këtij vlerësimi.

Por jemi të vetëdijshëm, mund t’i paguash më mirë njerëzit dhe përsëri mos arrish të dallosh atë që punon shkëlqyeshëm nga ai që bën minimumin dhe këtë dallim nuk duhet ta lëmë dhe nuk duhet ta lëmë në dorën e një drejtuesi apo një drejtuesi tjetër. Ky dallim duhet të bëhet sistemik. Mund t’i besosh në trajnime dhe përsëri të mos i hapësh rrugë atij që ka treguar se është i aftë të marrë përgjegjësi më të mëdha dhe përsëri këtë aftësi për të marrë përgjegjësi më të mëdha duhet ta lexojë sistemi, jo thjesht ta kuptojë ose jo personi, ai që është mbi ty”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se një nga risitë kryesore të planit është vendosja e një provimi unik kombëtar për hyrjen në administratën publike. Përmes këtij testimi, sipas Ramës, kandidatët do të kenë mundësi të dëshmojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre përpara një standardi të përbashkët.

Rama nënvizoi se provimi do të zhvillohet në bashkëpunim me Qendrën e Shërbimeve Arsimore, e cila po përshtat modelin e provimeve të Kembrixhit.

Kandidatët që do ta kalojnë me sukses provimin do të pajisen me një certifikatë të vlefshme për katër vjet, e cila do t’u japë të drejtën të marrin pjesë në konkurset për pozicionet përkatëse në administratë.

Kryeministri sqaroi se certifikata nuk garanton automatikisht një vend pune, por krijon një bazë më të drejtë dhe transparente për konkurrimin.

“Hyrja në administratë përmes testimit kombëtar, një provimi kombëtar unik, kandidatët do të kenë mundësinë të dëshmojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre përpara një standardi të përbashkët. Dhe ky testim kombëtar do të bëhet duke bashkëpunuar me Qendrën e Shërbimeve Arsimore, e cila po adopton tanimë modelin e provimeve të Kembrixhit: provimet të sekretuara, standard i barabartë dhe gjithçka përmes teknologjisë në hapin e parë. Ata që e kalojnë me sukses, pajisen me një certifikatë të vlefshme për katër vjet, e cila i mundëson të marrin pjesë për konkurrimet për pozicionet përkatëse. Certifikata e provimit nuk jetë automatikisht një vend pune, por krijon një bazë më të drejtë dhe më të besueshme për konkurrim. Një i ri kudo që jeton në Shqipëri, nuk duhet ta shohë hyrjen në administratë një derë për të cilën duhet të gjejë dikë që t’ia hapë. Ai duhet ta dijë se ka një rrugë të qartë, ku ai mund të provojë atë që di dhe atë që është i aftë të bëjë dhe me këtë logjikë ne do të vendosim në dispozicion të të gjithëve këtë derë: derën e provimit unik kombëtar”, tha Rama.


Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com