“Çojmë në nivel tjetë transportin”, Rama premton “Rilindja Urbane 2.0: Autobusë elektrikë dhe park logjistik
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se programi kombëtar “Rilindja Urbane 2.0” do të adresojë edhe problematikat në transportin urban dhe ndërurban.
Në një aktivitet ku të pranishëm ishin drejtues të pushtetit vendor, Rama u ndal te domosdoshmëria për të çuar në nivel tjetër transportin urban dhe ndërurban.
“Faktikisht kjo është hallka më e dobët e sistemit tonë të industrisë së re të turizmit, transporti i periudhës së pikut të sezonit, ku bëhet shumë e vështirë për turistët dhe vizitorët të lëvizin me mjetet e vëna në dispozicion nga sektori publik.
Kryeministri theksoi se “qëllimi është të vijmë në një fazë ku gjenerata e re e mjeteve të transportit publik të jetë tërësisht e gjelbër”.
“Flasim për autobusë elektrikë që kanë zero ndotje, gjë që është tendencë e përgjithshme në Europë. Dhe së dyti, për të ndërtuar një sistem të përdorimit dhe administrimit të këtyre mjeteve, nën administrimin e bashkive”, informoi Rama.
Kryeministri theksoi se qeveria së bashku me bashkitë do të sigurojnë mjetet dhe bashkitë do të bëjnë administrimin e tyre nëpërmjet një sistemi që tanimë është pilotuar me shumë sukses në bashkinë e Dibrës për sa i përket parkut logjistik.
“Do të kemi një park logjistik i cili do t’i shërbejë bashkive për të gjitha ato punime të domosdoshme të mirëmbajtjes, pastrimit, hapjes së kanaleve kulluese dhe ujitëse dhe njëkohësisht edhe për të gjitha ato ndërhyrje të tjera të kësaj natyre që lidhen me situata post emergjencë, në mënyrë që bashkitë të zotërojnë një kapacitet të munduar deri më sot”, tha Rama.
Fraksion.com

