AktualitetPolitikëTë fundit

Rama kritikon kryebashkiakët: Do t’ju nxerr emrat nëse nuk ndryshon situata

Fjalën e tij në përfundim të eventit për infrastrukturën urbane, kryeministri Rama e mbylli me një vërejtje për kryetarët e bashkive. Duke shmangur përmendjen e emrave për këtë herë, tha se duhet të marrë fund sa më parë lënia e detyrave në komunitetin ku shërbejnë për të ardhur në Tiranë. Për të ngushtuar pak rrezen, tha se shqetësimet i kanë ardhur kryesisht nga bashkitë në aksin Tiranë-Korçë.

“Me një vërejtje për disa nga kryetarët e bashkive, nuk dua t’i përmend këtu me emra, që janë bërë pak problem, po e them në mëyrë të butë, për komunitetin, pasi nuk qëndrojnë në komunitet gjatë gjithë javës, por vijnë në Tiranë edhe në ditët kur duhet të jenë në krye të detyrës atje. Është shumë e rëndësishme që kjo praktikë të marrë fund. Nuk janë të gjithë, janë disa. Herën tjetër do të duhet t’i përmend me emër dhe publikisht. Lënë komunitetin dhe detyrën para se të vijë momenti zyrtar i pushimit që dhe aty ha diskutim kjo punë dhe vijnë në Tiranë. Kjo s’është e justifikueshme dhe e pranueshme. Besoj që kam gjithë mirëkuptimin tuaj për të adresuar një orë më parë këtë shqetësim që më ka ardhur nga disa prej komuniteteve tuaja, kryesisht në jug e juglindje të vendit, në aksin Tiranë-Korçë, kryesisht. Nuk flas për ata të ish-PD se ata mund të rrinë në shtëpi gjithë kohës se ata si janë, si s’janë, prapë ata janë. S’e kam për Sotiraqin, as për ministrin”, tha Rama.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com