Protestuesit rrethojnë Parlamentin, ja momenti kur Rama largohet me urgjencë për t’iu shmangur turmës
Sot 18 qershor, shënohet dita e 18-të e protestës në kryeqytet. Kërkesa kryesore e protestuesve është ndalimi i investimit në zonën e Zvërnecit.
Pamjet që shihni tregojnë momentin kur Rama largohet me urgjencë nga Kuvendi, për të shmangur çdo lloj përplasjeje me protestuesit që ishin jashtë sallës së seancave plenare.
Kjo ka ngjallur reagime nga protestuesit, të cilët kanë ironizuar me thirrje kundër tij ndërsa i kërkojnë dorëheqje.
Kuktojmë sevVetëm pak minuta pasi në Kuvend u miratua me 84 vota pro amnistia penale, ku i pranishëm në seancë ishte dhe kryeministri Edi Rama, protestuesit prej orës 19:00 u mblodhën para parlamentit.
Me pankarta, flamuj dhe thirrje ata kërkojnë edhe shfuqizimin e Paktës së Maleve, ndryshimin e ligjeve për zonat e mbrojtura e deri në dorëheqjen e kreut të qeverisë Edi Rama.
Mësohet se deputetët e mazhorancës u pritën me thirrje dhe fishkëllima nga protestuesit. Duke iu drejtuar me thirrjet “iu erdhi fundi”, protestuesit u kërkuan deputetëve që të largohen nga Partia Socialiste.
Kjo portestë në këtë vend ka qenë e paparalajmëruar dhe forcat e rendit nuk ishin në dijeni.
Hyrja kryesore e Kuvendit u bllokua nga protestuesit, ndërkohë që një pjesë e tyre u vendosën në bulevardin para Kryeministrisë, i cili ka qenë vendi i përhershme për të 18-ën ditë të radhazi ku protestuesit kanë zhvilluar tubimin e tyre, për të vazhduar më pas me marshimin në rrugët e kryeqytetit.
“Edi Rama dorëhiqu” “Rama në burg, Berisha në burg” “Lini Mandatet” “Iu erdhi fundi” “Shqipëri e Re” janë thirrjet më të shpeshta të protestuesve.
Fraksion.com

