Sot dita e 19 e revoltës qytetare! Protestuesit stacionohen te Kryeministria: Rama jepe dorëheqjen!
protesta e 19 radhazi në Tiranë, ku mijëra qytetarë pasi u mblodhën në sheshin Skënderbej, marshuan drejt parlamentit ku iu zunë pritë deputetëve dhe lëshuan thirrje kundër tyre, më pas u nisën drejt Kryeministrisë.
Protestuesit kanë paralajmëruar gjithashtu mesazhe kundër të gjithë klasës politike të vjetër, duke theksuar se përgjegjësia për situatën aktuale nuk i atribuohet vetëm mazhorancës, por edhe opozitës.
Edhe protesta e zhvilluar një ditë më parë u karakterizua nga pjesëmarrje e lartë, me një numër të madh qytetarësh që mbushën sheshin dhe marshuan në qendër të Tiranës, duke vijuar serinë e tubimeve të përditshme kundër qeverisë dhe establishmentit politik.
Fraksion.com

