“Egërsi publike”, tensione para Parlamentit. Protestuesit pas fyerjes rrethojnë deputetin e PS, Ardit Bido: O hajdut
Tensione janë regjistruar para ambienteve të Parlamentit. Protestues të shumtë shihen teksa kanë rrethuar deputetin e PS-së në zonën e Vlorës, Ardit Bido duke i bërë thirrje: O hajdut!
Situata ka degraduar në tensione të forta pasi Bido, deputeti i Partisë Socialiste është ‘konfrontuar’ me ta duke u përfshirë në një përplasje verbale me protestuesit.
Ndërsa zona përreth institucionit ishte tërësisht e rrethuar nga një masë e madhe qytetarësh që vijonin tubimin, Bido ka tentuar të kalojë mes përmes turmës në drejtim të sheshit “Fan Noli”.
Prania e deputetit të mazhorancës nuk është pritur aspak mirë nga turma, e cila ka shpërthyer menjëherë në thirrje të ashpra “o hajdut” dhe kërkesa të prerë që ai të largohej menjëherë nga aty.
Përballë revoltës në rritje, kanë ndërhyrë efektivët e Policisë së Shtetit.
Sakaq, forcat e rendit kanë krijuar një kordon sigurie, duke bërë të mundur shkëputjen dhe largimin e Bidos.
Fraksion.com

