Gara për kreun e PD, sot afati i fundit, Noka: Asnjë anëtari demokrat nuk i është refuzuar aplikimi
Sot në mesditë përfundon afati për dorëzimin e kandidaturave për personat që synojnë të garojnë për postin e kreut të ri të Partisë Demokatike.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka folur rreth kandidaturave për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike.
“Çdo anëtar i PD që ka dëshirë dhe plotëson kriteret mund të aplikojë”, tha Noka.
Për Mereme Sela, mjeke në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, që ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin në zgjedhje, Noka u shpreh se do të shohin nëse plotëson kushtet.
“Ajo është anëtare e PD, të shohim a plotëson kriteret. Dera e partisë është e hapur për të gjithë, asnjë anëtari të PD nuk i është refuzuar aplikimi.
Unë juve me datën 13 mars kur ka marrë vendimin kryesia PD për çeljen e garës ju kam njoftuar, nuk ka munguar transparenca. Pretendentët kanë pasur një muaj afat. Dera e PD është e hapur, ja shiheni”, tha Noka.
Fraksion.com

