Atentati ndaj çiftit Mujeci, 40-vjeçari i shpallur në kërkim: Nuk dua të hyj në gjak! S’kemi asnjë lidhje me ngjarjen
Atentati ndaj çiftit Mujeci që ndodhi vetëm pak ditë më parë tronditi opinionin publik. Një nga personat e shpallur në kërkim, Besnik Kolndreu, në një reagim për News24, ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen, as ai dhe as familja e tij dhe se është i frikësuar se mund të hyjë në gjak, pa pasur asnjë faj.
“Mua po më shkatërrohet e gjithë familja.. e ardhmja e fëmijëve të mi. Puna ime dhe i gjithë mundi i gjithë këtyre viteve, plus duan të më futin në gjak me një familje me të cilët kurrë nuk kemi patur problemin më të vogël. Prandaj i lutem shtetit që çështjen tonë ta shikojnë me imtësi dhe profesionalitet sepse këtu nuk është vetëm shteti dhe burgu ku duan të më futin pa patur asnjë faj, por dhe gjaku, dhe ne nuk duam të biem në gjak me askënd pa na pasur borxh dhe pa ju pasur borxh”, thuhet në reagimin e tij për News24.
“Familjarisht nuk kemi pasur dijeni që personat do të vinin në shtëpinë tonë. Që familjarisht asnjë pjesëtar i familjes tonë nuk ka qenë pjesëtar i grupit në vrasjen e çiftit Mujeci.

