AktualitetPolitikëTë fundit

Peleshi: Bashkëpunimi me WFD, vlerë e shtuar në procesin e modernizimit të Kuvendit

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi sot një takim me Anthony Smith, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Westminster për Demokraci (WFD), pak para nisjes së tryezës së diskutimit mbi forcimin e qeverisjes demokratike dhe proceset e ndryshimit transformues.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i frytshëm mes Kuvendit dhe WFD, duke e konsideruar atë një vlerë të shtuar në procesin e modernizimit të institucionit parlamentar.

Diskutimet u fokusuan në rritjen e cilësisë së ligjbërjes, efektivitetin e mbikëqyrjes parlamentare, si dhe në kontributin e mundshëm për avancimin e reformave transformuese dhe demokratizuese në Shqipëri.

“Ndihma dhe bashkëpunimi me WFD është një vlerë e shtuar në procesin e modernizimit të Kuvendit të Shqipërisë, rritjen e cilësisë së ligjbërjes, efektivitetin e mbikëqyrjes parlamentare dhe kontributin në avancimin e reformave transformuese e demokratizuese”, theksoi Peleshi, në një postim në rrjetet sociale.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com