AktualitetNATO/BETë fundit

“Bashkëpunim afatgjatë me interes të përbashkët”, NATO dhe Iraku zhvillojnë dialog politik të nivelit të lartë

Një delegacion zyrtarësh të lartë irakianë, i kryesuar nga Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Qasim Al-Abud, vizitoi selinë e NATO-s në Bruksel më 5 nëntor 2026), Ata u takuan me aleatët dhe anëtarët e Stafit Ndërkombëtar të NATO-s, përfshirë Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Operacione, Dr. Christian Buck. Ata shkëmbyen pikëpamje mbi partneritetin NATO-Irak, perspektivat për bashkëpunim afatgjatë, si dhe mbi tema të tjera me interes të përbashkët, përfshirë sigurinë rajonale.

Bashkëpunimi NATO-Irak ndërthur dialogun politik – i cili nisi në gusht të vitit 2024 – me mbështetjen praktike. Që nga viti 2018, me kërkesë të autoriteteve irakiane, misioni këshillues dhe i ndërtimit të kapaciteteve i NATO-s (që nuk ka karakter luftarak), i njohur si Misioni i NATO-s në Irak (NMI), e ka ndihmuar Irakun të krijojë institucione sigurie dhe forca të armatosura më të qëndrueshme, transparente, gjithëpërfshirëse dhe efektive.

Kjo synon stabilizimin e vendit, luftimin e terrorizmit dhe parandalimin e rikthimit të ISIS/Daesh-it.

Të gjitha përpjekjet e NMI-së ndërmerren me kërkesë dhe me pëlqimin e qeverisë irakiane, sipas burimeve të NATO-s. Ato zhvillohen duke respektuar plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Irakut.

“Jemi krenarë që punojmë së bashku, çdo ditë, për t’i mundësuar Irakut ndërtimin e forcave të armatosura dhe institucioneve të sigurisë që janë më të qëndrueshme, transparente, gjithëpërfshirëse dhe efektive,” u shpreh Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacione.

Në mars të vitit 2026, si përgjigje ndaj situatës së sigurisë në rajon, personeli i Misionit të NATO-s në Irak u zhvendos nga Lindja e Mesme në Komandën e Forcave të Përbashkëta në Napoli.


Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com