Detaje nga shpërthimi i makinës së Idajet Beqirit, mjeti në emër të bashkëshortes
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me shpërthimin në makinën e avokatit të njohur Idajet Beqiri.
Si pasojë e shpërthimit, ka vetëm dëme materiale.
“Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:15, në rrugën “Nikolla Lena”, para një pallati, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në automjetin e parkuar në pronësi të shtetases N. B.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, njoftoi policia.
Avokati Beqiri ndodhej në Bruksel
Idajet Beqiri ndodhej në Bruksel dhe pritej të kthehej mbrëmjen e kaluar, por fluturimi i tij u anulua.
Pak minuta më parë, një avion nga Brukseli ka mbërritur në Tiranë. Beqiri pritet të shoqërohet në polici për t’u marrë në pyetje lidhur me dyshimet që rëndojnë ndaj tij.
Fraksion.com

