AktualitetPolitikëTë fundit

“Të më punësojë larg qoftë Lali Eri”, Hajdari: Pa merak miq, unë jam Arbëri i fundjavës!

Arbër Hajdari ka reaguar pas përmendjes së emrit të tij nga Erion Veliaj, i cili e cilësoi si një prej personave të përzgjedhur nga Edi Rama për të drejtuar Bashkinë e Tiranës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hajdari ka mohuar çdo lidhje me këtë çështje, duke i cilësuar deklaratat si thashetheme dhe fantazi.

“Më mbytën mesazhet për thashethemet e Erion Veliajt. Jam pa fjalë dhe nuk e kuptoj pse paskam rënë unë këtë herë në çorbën e fantazive të zotërisë!

Fundjava ime mbetet gjithnjë ndryshe, mes njerëzve në nevojë. E gjithë java e politikës po njësoj, mes llafeve të kota.

Pa merak miq, unë jam Arbëri i fundjavës”,shkruan Hajdari.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com