Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja: Nafta 219 lekë për litër, benzina 196 lekë
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve në vend, duke përcaktuar kufijtë maksimalë të shitjes me pakicë dhe shumicë.
Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot, në orën 14:00. Për shitjen me shumicë, çmimi maksimal i naftës është caktuar 207 lekë për litër, ndërsa ai i benzinës 184 lekë për litër.
Vendimi do të jetë i vlefshëm deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ndërsa shkeljet nga operatorët do të ndëshkohen me pezullim të aktivitetit.
Njoftim për Shtyp
Kështu Bordi i Transparencës në datë 13 Tetor 2026, vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 219 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 207 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 196 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 184 lekë/litër.
🗓️Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 13 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
🛢️ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.
Fraksion.com

