Zelensky merr iniciativën pas njoftimit të papritur të Trump
Presidenti Zelensky e bëri të qartë se njoftimi i Donald Trumpit erdhi si një befasi – dhe se ukrainasit nuk kishin rënë dakord për të, siç kishte deklaruar presidenti amerikan.
Megjithatë, ai përsëriti gatishmërinë e Ukrainës për të ndaluar goditjet ndaj rafinerive ruse të naftës, si dhe shpresën e tij se Rusia do të përmbahej nga sulmet e mëtejshme ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës.
Ai tregoi hapur se sa shumë kishte vuajtur populli i tij gjatë dimrave të kaluar dhe me çfarë sfidash po përballeshin në muajt në vijim.
Zelensky e ka shfrytëzuar rastin për të lehtësuar presionin mbi ukrainasit dhe për të ndërmarrë ndoshta hapa të mëtejshëm drejt uljes së tensioneve të luftës.
Ai gjithashtu dëshiron të shfaqet pragmatik dhe të paraqitet si një ndërmjetës i sinqertë – me shpresën për të përmirësuar marrëdhënien e tij me Donald Trumpin dhe për ta bërë më të vështirë fajësimin e Ukrainës nëse kjo armëpushim nuk realizohet.
Fraksion.com

