Rënia e euros, Berisha: Leku është kthyer në narkos, Shqipëria lavatriçe e parave të drogës
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në konferencë për mediat komentoi rënien e euros.
Sipas tij, Shqipëria është kthyer në lavatriçe të parave të drogës.
“Leku është monedha më e fortë në botë në raport me euron. Leku është shndërruar në narkos, nuk do quhet më 5 mijë lekë, por do quhet narkos. Me këtë studim të Eurostat, Shqipëria shpallet de facto lavatriçja e parave të drogës mbi tokë.
Paraja e madhe vjen në Shqipëri, kontejnerët me euro dhe dollarë vijnë në vendin tonë. Shqipëria e Edi Ramës rezulton më narko-shtet se çdo vend tjetër. Narko-trafikun e paguajnë qytetarët shqiptarë”, tha Berisha.
Fraksion.com

