AktualitetBota+Të fundit

Një ushtar, 200 dronë: Palladyne thotë se mund ta bëjë këtë që nesër

Ben Wolff kaloi dy dekada duke u përpjekur të krijonte kostume të stilit “Iron Man” për Pentagonin. Pasi e nxori kompaninë “Sarcos Robotics” në tregun publik, ai pa se si vlera e saj e tregut ra nga 1,6 miliardë dollarë në rreth 12 milionë dollarë. Kur bordi thirri një mbledhje në fund të vitit 2023 për të diskutuar mbi likuidimin e kompanisë, Wolff pa diçka që ia vlente të shpëtohej: inteligjencën artificiale (IA) që qëndronte pas pajisjeve fizike.

Ai u rikthye si drejtor ekzekutiv (CEO) me një pagë simbolike prej një dollari në vit, shkurtoi tre të katërtat e fuqisë punëtore dhe e shndërroi kompaninë e robotikës, e cila po kalonte vështirësi, në “Palladyne AI”. Sot, kompania zhvillon softuerë që u mundësojnë dronëve nga prodhues të ndryshëm të veprojnë si “tufa” bashkëpunuese, duke iu përgjigjur kushteve në ndryshim në fushën e betejës pa pasur nevojë për udhëzime të vazhdueshme nga njerëzit. Ajo është rikthyer gjithashtu te pajisjet fizike, duke blerë prodhues të tjerë dhe duke siguruar të drejtat e prodhimit në SHBA për municionet endacake (loitering munitions) të llojeve “Harpy”, “Harop” dhe “Mini Harpy”, të prodhuara nga kompania izraelite “Israel Aerospace Industries”.

Në këtë episod të “Defense Disruptors”, Wolff shpjegon se si kompania kaloi nga ekzoskeletet te lufta autonome; pse ai beson se një ushtar i vetëm mund të koordinojë 200 dronë duke përdorur softuerin e tyre; dhe pse mendon se ushtria amerikane nuk mund të presë më deri në vitin 2032 apo 2035 për të pasur këto aftësi.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com