AktualitetTë fundit

Etika përjashton me 60 ditë Bardhin dhe Balliun, Berisha: Vendim antiligjor, Rama armik i parlamentarizmit dhe protestës

Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin me 60 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, për ngjarjet e regjistruara gjatë seancës plenare të së enjtes.

Kundër vendimit ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili, në një deklaratë për mediat nga selia blu, e cilësoi atë si antiligjor dhe antikushtetues.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si “armik të parlamentarizmit dhe protestës” dhe “narko-diktator të urryer për shqiptarët”.

Kreu i PD-së bëri të ditur se grupi parlamentar demokrat do të mblidhet për të shqyrtuar vendimin e Sekretariatit të Etikës, të cilin e konsideron të pabazuar në ligj dhe në Kushtetutë.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com