AktualitetNATO/BETë fundit

Paralajmëron komandanti i lartë i NATO-s: Nëse dikush është aq i pamend sa të na sulmojë, ne do të luftojmë

Komandanti i lartë ushtarak i NATO-s pyetet për vlerësimin e tij mbi situatën në Ukrainë.

Gjenerali amerikan Alexus Grynkewich deklaron në Forumin e Sigurisë së Varshavës se ukrainasit kanë bërë një “punë të jashtëzakonshme” gjatë muajve të fundit dhe se vija e frontit është stabilizuar në masë të madhe. Por ai thotë se goditjet e vazhdueshme me rreze të gjatë ndaj infrastrukturës energjetike synojnë t’ia vështirësojnë jetën popullatës civile, “për të tentuar të thyejnë vullnetin e popullit ukrainas”, gjë që do ta bëjë dimrin shumë të vështirë.

“Me gjasë kjo nuk do të funksionojë”, shton gjenerali Grynkewich.

“Njerëzit i kanë nënvlerësuar ukrainasit që nga fillimi i këtij konflikti… ata do ta kalojnë këtë dimër dhe do të dalin prej tij me më shumë vendosmëri e gatishmëri për të luftuar.”

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com