AktualitetPolitikëTë fundit

“Reforma Territoriale në orët e natës”, aktivistët dhe qytetarët rrethojnë Kuvendin: Anuloni votimin! Arrestoni Ballukun!

Protesta e 131-të teksa në Parlament debatohej për “Territorialen”, ka vijuar me një format ndryshe nga herët e tjera, duke u zhvendosur pranë godinës së Parlamentit, ku zhvillohej seanca plenare për miratimin e reformës së re territoriale sipas propozimit të shumicës parlamentare.

Qytetarët e mbledhur kanë shprehur vendosmëri kundër këtij projekti ligjor, duke protestuar që prej orëve të paradites përballë kordonit të fortë të forcave të policisë pranë Kuvendit.

Me thirrje e pankarta në duar, protestuesit kanë kërkuar zyrtarisht anulimin e menjëhershëm të votimit për ndarjen e re administrative, si dhe dorëheqjen e kabinetit qeveritar, duke theksuar se duhet shkrirë qeveria dhe jo bashkitë e vendit.

 

Po ashtu, një nga kërkesat kryesore të tubimit ka qenë vënia përpara drejtësisë dhe arrestimi i ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi në orën 1:15 të mëngjesit të 9 tetorit 2026 reformën territoriale, pas një seance maratonë të shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës dhe me protesta jashtë godinës së Parlamentit.

Në votimin përfundimtar, 85 deputetë votuan pro reformës

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com