AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha përplaset me Sinajn për ‘Territorialen’, kreu i PD: Brenda 3 ditëve u shndërrove në eunuk, hëngre turpin me bukë

Kryedemokrati Sali Berisha dhe deputeti Socialist Vullnet Sinaj debatuan në Kuvend pasi, ky i fundit shprehu se do djekë vullnetin grupit parlamentar të PS në votimin e ‘Territoriales’

Vullnet Sinaj: O Sali Berisha, jam ruajtur kaq vite që mos të ngacmoj e të mos flas në parlament për ato të zeza që ke bërë Vlorës, atij qytetit tim, por ti nuk e meritoje të kam ruajtur prej moshës e prisja që të dilje në pension.

Sa për vendimmarrjen time, Sali, vendimmarrja ime është e imja dhe është e lirë, dhe është shenjë e burrërisë dhe besës.”

Sali Berisha: Të dashur qytetarë të Selenicës, e dëgjuat deputetin tuaj se si brenda tre ditëve u shndërrua në eunuk.

Përsa i përket asaj që thua se për biznesin, për mua e para është siguria ushqimore.

Mësoje!

Siguria ushqimore për qytetarët! Dhe e vërteta është se të dhënat ti i di vetë si kanë qenë, jashtëzakonisht problematike me disa importe, disa produkte.

Po duket se kur të nxorën kartonin e kuq për të shndërruar big market në small market, edhe ti u palose. E hëngre turpin me bukë”, u shpreh kryedemokrati.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com