“Vartësit e Ballukut paraqiten në SPAK”, më herët BKH kontrolloi banesën e…
Drejtoresha e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Viola Haxhiademi, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku është marrë në pyetje në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen “Balluku”.
Haxhiademi ka qenë në detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë gjatë kohës kur ministria drejtohej nga Belinda Balluku. Ajo është përmendur si një prej personave të afërt me ish-zv/kryeministren, ndërsa hetimet e SPAK po shqyrtojnë procedura tenderimi dhe marrëdhëniet mes zyrtarëve dhe subjekteve të përfshira në këto procedura.
Gjithashtu edhe drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho është paraqitur këtë të enjte sërish në SPAK.
Një ditë më parë, në ambientet e SPAK u thirrën edhe dy vartësit e tjerë të Ballukut, Gentian Gjyli (ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar – ARRSH) dhe Erald Elezi (ish-drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare – KESH).
Fraksion.com

