Tensione që në nisje! Demokratët në protestë, përplasje me Policinë para Kuvendit: Ju kemi njoftuar për tubimin, lironi rrugën!
Protesta pranë Kuvendit ka nisur me tensione, ndërsa mes protestuesve dhe policisë janë shënuar përplasje verbale.
Policia: “Lironi rrugën! Protestë e paligjshme!”
Një protestuese i është përgjigjur efektivëve, duke deklaruar se policia ishte njoftuar për protestën dhe se duhet të marrë masa për mbarëvajtjen e saj.
Protestuesja: “Jeni të njoftuar për protestën. Merrni masat për mbarëvajtjen e protestës. Rruga nuk hapet! Mos provokoni qytetarët dhe mos shpërdoroni detyrën.”
Ndërkohë qytetarë nga bashkitë që preken nga propozimi për reformën territoriale janë mbledhur para Kuvendit, duke kundërshtuar bashkimin e njësive vendore.
“Belshi, jo lagje e Elbasanit!” dhe “Divjaka bashki!” janë disa nga thirrjet e protestuesve, ndërsa një tjetër slogan i dëgjuar gjatë protestës ka qenë: “Shqipëria e shqiptarëve, jo e pushtetarëve.”


