“Parlamenti i mafias! Poshtë narkoshteti”, Nis mbledhja e protestuesve pranë Kuvendit: Nuk na përfaqësoni
Ka nisur grumbullimi i protestuesve pranë Kuvendit, në kuadër të protestës së paralajmëruar për ditën e sotme, teksa në Parlament po zhvillohet seanca plenare.
Policia ka marrë masa të shtuara sigurie në zonën përreth Kuvendit, ndërsa barriera metalike janë vendosur përpara godinës për të kufizuar afrimin e protestuesve. Forca të shumta policie ndodhen gjithashtu në terren.
Numri i forcave të rendit në këtë protestë është rritur me rreth 1500 efektivë në gadishmëri. Ndërkohë që as PD as qytrtarët nuk kanë njoftuar zyrtarisht në polici për protestën.
Fraksion.com

